Lajme

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit: Këto janë pikat e rendit të ditës

06/08/2021 14:37
nga:Gazeta Blic

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të vendoset për datën e mbajtjes së seancës së ardhshme parlamentare.

Në rend dite janë edhe disa pika të zakonshme që shefat e grupeve parlamentare diskutojnë në mbledhjet e Kryesisë.

Më poshtë mund ta shihni rendin e ditës për mbledhjen e sotme:

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
7. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Milaim Zeka zbulon emrat e policëve që e arrestuan Faik Fazliun