Lajme

Milaim Zeka zbulon emrat e policëve që e arrestuan Faik Fazliun

06/08/2021 13:33
nga:Q R

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka zbuluar emrat e dy policëve të cilët arrestuan Faik Fazliun, shkruan Gazeta Blic.

Zeka ka thënë se arrestimi ishte i qëllimshëm dhe se policët që kanë kryer këtë veprim janë Albert Kuqi dhe Sedat Ramadani.

“Krejt kjo që ka ndodhur me Faikun është e organizume dhe e qëllimshme, sepse dy policët të cilët kanë ardhur në vendin e agjarjes Alber Kuqi dhe Sedat Ramadani, kanë ardhur qëllimisht në këtë lokal”, ka thënë Zeka në Kanal10.

Derisa flet për rastin, Zeka shton se nuk ka vend në BE dhe nuk ka policë i UNMIKU-ut apo i EULEX-it, që reagon në atë mënyrë ndaj qytetarit.