Lajme

Nis mbledhja e KQZ-së, të pranishëm dhe anëtarët e opozitës

06/17/2021 13:54
nga:Y I

Anëtarët e KQZ-së nga opozita kanë shkuar sot në mbledhjen e parë të kryetarit të ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Gjatë ditës së djeshme, ata nuk i ishin përgjigjur ftesës për takim joformal të Radoniqit pas shkarkimit të ish-kryetares Valdete Daka.

Në mbledhjen e KQZ-së të pranishëm janë gjithë anëtarët.

Kreshnik Radoniqi është emëruar kryetar i KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakës me arsyetimin për dëmtimin e imazhit të KQZ-së, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.