Lajme

Nis mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së me dyer të mbyllura

04/07/2026 10:53
nga:Genita C

Ka nisur mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Me fillim të mbledhjes, kryetari i komisionit, Anton Quni ka kërkuar nga mediat që ta lironin sallën.

Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura.

Nuk do të ketë as konferencë për media, për të njoftuar se çfarë u diskutua nga anëtarët e komisionit.