Lajme

Nikolla për Metën sigurims: Rast tronditës!

07/27/2022 14:05
nga:G B

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e ka cilësuar si rast tronditës letrën e dërguar nga Autoritetin e Dosjeve për politikanin I.M.

Nikolla ka dalë ditën e sotme në një deklaratë pë mediat dhe deklaroi se Kuvendi do të ndërhyjë menjëherë. Kryeparlamentarja deklaroi se sot ka mbledhur kryetarët e grupeve parlamentare të cilët i ka informuar për identitetin e politikanit në fjalë. Po ashtu, ai tha se do të mbledhë Kuvendin në çdo kohë që këto forca politike do të kene nevojë.

‘Për rastin e një politikani, Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër drejt meje, ato kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Rasti është tronditës, kam thirrur sot kryetarët e grupeve parlamentarë, i kam informuar për letrën dhe për identitetin. Do e mbledh Kuvendin në cdo kohë që forcat politike do të kene nevojë. ‘- u shpreh Nikolla.