Lajme

Nikaj: Kosovës ka mundur t’i hiqen vizat në vitin 2016-të bashkë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë

06/23/2022 21:58
nga:Arsim Buxhovi

Njohësi i çështjeve politike Bernard Nikaj, ka thënë se në vitin 2016-të Kosova ka pasur mundësi t’i hiqen vizat bashkë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Nikaj tha në Rubikon në Klan Kosova se vendit tonë në atë kohë i janë mbyllur “dritaret e mundësisë”, për shkak të mosvotimit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Ka kaluar një kohë që ne i kemi pasur “dritare të mundësive” të cilat i kemi mbyllur në atë kohë. Çështja e demarkacionit është njëra nga çështjet më realiste, më të prekshme që ka përfunduar edhe me raportin pozitiv të Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2016-të, ku i është thënë Kosovës që rekomandohet liberalizimi i vizave me qëllim që të plotësohen edhe dy kritere të tjera”, tha Nikaj.

“Ka kaluar edhe një kohë deri në vitin 2018-të që janë plotësuar këto kritere. Kemi rënë nga paketa me Ukrainën dhe Gjeorgjinë në atë kohë. Na është thënë në vazhdimësi bëni të pamundurën, mos u largoni nga paketa, sepse është më vështirë që t’i hyni kësaj beteje vet sesa të hyni në pako”, theksoi ai.