Nicola Sansone, sulmuesi i Boognas që do të përballet sonte me Juventusin, u intervistua nga DAZN.
Bologna do të luajë sonte ndaj Juventusit me fillim nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së fundit të Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.
Sansone tha se skuadra e Bolognas do ta bëjë të pamundurën që të ndalojë Juventusin, pasi ekipit të Pirlos i duhet një fitore që të shpresojë në kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
“Kam humbur shumë ndeshje për shkak të dëmtimit këtë vit. Unë nuk luajta shumë. Është e vërtetë që ne kurrë nuk kemi rrezikuar rënien, por as nuk jemi afruar me Evropën. Kjo është arsyeja pse nota ime për sezonin është 6”, tha Sansone.
“Unë deklaroj se nuk jam më një tifoz i Milanit. Meqenëse bëra debutimin tim si profesionist, nuk mbështes më asnjë ekip. Kur isha fëmijë, kam bërë tifo për ekipet e Milanit, ndërsa nuk i kam dashur ato torineze. Ne do t’i japim të gjitha, nuk dua që Juventus të shkojë në Champions”, përfundoi Sansone.
/GazetaBlic Sport


