Nick Kyrgios luajti finalen e parë të Grand Slam-it në karrierë në Wimbledon dhe u mposht nga Novak Djokovic në katër sete, megjithëse australiani fitoi setin e parë.
Më pas erdhi përmbysja e Djokovicit dhe fitorja 4:6, 6:3, 6:4, 7:6 (3).
Pyetja e parë pas ndeshjes për Kyrgios ishte: “Nuk është e lehtë të luash kundër Novakut, apo jo?”
“Po, nuk do të të gënjej, ai është pjesërisht një zot”, u përgjigj Kyrgios dhe vazhdoi: “Së pari, urime Novak, e fitove këtë nuk e di as sa herë. Faleminderit të gjithëve, faleminderit grumbulluesve të topave, gjyqtarëve të linjës, spektatorëve. Edhe pse kemi një marrëdhënie të vështirë, faleminderit të gjithëve. Ju i keni bërë këto dy javë të veçanta në jetën time.”
Kyrgios u përgjigj se nuk do të ishte gati për të luajtur një finale tjetër. “Jo, nuk mundem, jam shumë i lodhur. Ne jemi të gjithë tashmë të rraskapitur, si ekipi im ashtu edhe unë. Tani kam nevojë për një pushim të madh. Jam shumë i lumtur me këtë rezultat. Ndoshta një ditë në karrierën time unë do të jem sërish këtu, por nuk jam shumë i sigurt”, përfundoi ai.


