Ngjarjet për ditën e sotme, 7 shkurt 2023:
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Ora 10:00, Kuvendi i Kosovës, N303)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Ora 11:00, Kuvendi i Kosovës, N10)
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, nënshkruan me përfaqësues të grupeve të qytetarëve, Agjendën e Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Ora 12:00, Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan)
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Ora 13:00, Kuvendi i Kosovës, N302)
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ora 14:00, Ndërtesa e Prokurorisë)
Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Ora 14:25, Akademia për Siguri Publike, Vushtrri)


