Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

10/17/2022 07:49
nga:G B

Ngjarjet për ditën e sotme, 17 tetor 2022:

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite Projektligji për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë Covid-19. (Ora 10:00, ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Ora 10:00, ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bën shqyrtimin e vendimit të Qeverise së Republikës se Kosovës  për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. (Ora 10:00, ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, hapin ekspozitën “Misionarja e bamirësisë-kujtimet e Nënë Terezës në Arkivin Shtetëror”. (Ora 10:00, lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese mban testimin me shkrim i kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ora, 10:30, ndërtesa e Kuvendit, salla N20)

Bordit i RTK-së raporton në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal Raportimi për punën 6 mujore të vitit 2022. (Ora 11:00, ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. (Ora 11:00, ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës “Mos harro” e historianit Ragip Zekolli. (Ora 11:00, iblioteka Kombëtare e Kosovës)

Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencën “Lufta kundër korrupsionit”. (Ora 11:00, objekti i IBCM, Mitrovica e veriut)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione viziton Klinikën e Onkologjisë në QKUK, në kudër të aktiviteteve të muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit (Ora 12:00, Klinika e Onkologjisë, QKUK)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2006-2008: Haki Shatrim ish-ministër i Financave; Bujar Dugollim ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Et’hem Çekun ish-ministër i Ekonomisë. (Ora 13:00, ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

Qendra e LV-së në Prishtinë mban konferencë për medie. (Ora 13:00, Pallati i Drejtësisë)