Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme në Kosovë

04/04/2024 08:22
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 04 prill 2024

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshim plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre. (Ora 09:30, Kuvendi i Kosovës, salla N204)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Ora 09:45, Kuvendi i Kosovës, salla N302)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ora 09:50, Kuvendi i Kosovës, salla N10)

Kuvendi i Kosovës mbanë seancë solemne në shënimi të 25 -Vjetorit të Betejës së Koshares. (Ora 10:00, Kuvendi Kosovës)

Kuvendi i Kosovës mbanë seancë plenare. Në rend dite është themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Ora 11:00, Kuvendi Kosovës)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, organizohet ngjarje në shënim të kësaj dite, e cila organizohet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Ora 18:00, Hotel “Nafron”, Prizren)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shtron iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku pjesëmarrës do te jenë edhe partnerët e koalicionit parazgjedhor; Nisma, Konzervatorët, E30. Pas përfundimit të iftarit, kryetari Haradinaj bashkë me partnerët e koalicionit prononcohen për media. (Ora 18:30, Klan Arena, Prishtinë)