Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme në Kosovë

05/18/2023 07:41
nga:G B

Ngjarjet për ditën e sotme, 18 maj 2023:

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Ora 09:00, Hagë)

Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon punëtorinë për profesionistët e rinj “Përgatitja për karrierë”. (Ora 10:00, Shtëpia e Evropës, Prishtinë)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. (Ora 10:00, Ndërtesa e Kuvendit, N302)

Mbahet edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar “EXPOKOS”. Në hapje merr pjesë dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Ora 10:00, Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

EULEX-i prezanton Raportin Monitorues të tij për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë, i cili e mbulon periudhën prej muajit mars 2022 deri në shtator 2022. Merr pjesë dhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Ora 10:30, Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve-2023, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore organizon ligjëratë publike. (Ora 11:00, Hotel “Grand”, Prishtinë)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në inaugurimin e punimeve në sallën e sportit në fshatin Romajë. (Ora 11:00, Romajë, Prizren)

Komuna e Vushtrrisë bën përurimin e shëtitores së qytetit. (Ora 12:00, Vushtrri)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbledhjen e radhës. (Ora 12:00, Objekti i KGjK-së)

Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon “Duke u bërë një profesionist i IT-së”. (Ora 16:00, Shtëpia e Evropës, Mitrovicë veriore)