Ngjarjet e ditës: 1 nëntor 2023:
Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), në bashkëpunim me shoqatën “Organika”, organizojnë Forumin e Sektorit të Ushqimit – Edicioni i 3-të. (Ora 09:30, Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Komisioni “Ad hoc” interviston kandidatët për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ora 10:00, Kuvendi i Kosovës, salla N204)
Komuna e Rahovecit fillon punimet për ndërtimin e Objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec. (Ora 10:00, Afër shkollës “Bekim Sylka”, Rahovec)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportet vjetore financiare të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, të KQZ-së, KGjK-së dhe të KPK-së. (Ora 11:00, Kuvendi i Kosovës, C203)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, zhvillon homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Ora 11:00, Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
Ish-punëtorët e ish-fabrikës ”Llamkos” në Vushtrri protestojnë për të kërkuar shlyerjen e borxhit ndaj tyre. (Ora 11:00, Para Agjencisë Kosovare të Privatizimit)
Akademia Diplomatike e Kosovës promovon librin “Antitabu” për filozofinë filotabu shqiptare dhe “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci”, të autorit Shaban Murati. (Ora 11:00, Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)


