Ngjarjet për sot, 05 mars 2023:
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të zhvillojë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Ora 10:00, Prekaz, Skënderaj)
Mbahet Ceremonia e Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Ora 12:00, Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)


