Ngjarjet e ditës: 31 tetor 2024
09:00
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)
09:30
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për KPM-në, KQZ-në dhe ZRrE-në për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:00
Kuvendi i Kosovës mbanë Seanca plenare, në rend dite ka shqyrtimin e 27 pikave. (Kuvendi i Kosovës)
10:00
Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike, Iniciativa e Re Shoqërore, Aktiv, Qendra për Veprim Afirmativ Shoqëror dhe Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial mbajnë takim me Avokatin e Popullit Naim Qelaj. (Zyra e Avokatit të Popullit, Prishtinë)
10:00
Me rastin e përfundimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe institucionet tjera, organizon konferencë përmbyllëse. (Hotel International “Prishtina”)
10:00
Mbahet takimi i 256-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Objekti i KPK-së)
10:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), mban takimin e 335-të. (Objekti i KGjK-së)
10:00
Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban seancë. (Kuvendi Komunal, Gjilani)
11:00
Lansohet zyrtarisht “Arizona State University’s AI Career Upskilling Programs in Kosovo”, program është pjese e rëndësishme e edukimit te vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me industrinë te cilën ASU, “ASU Learning Enterprise”. (Hotel “Emerald”)


