Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

05/14/2024 08:07
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 14 maj 2024

Demokraci për Zhvillim (D4D) mban konferencën Rajonale “Gratë e Fuqizuara – Fuqizojnë Gratë”. (Ora 10:00, Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përvjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan. (Ora 10:00, Fshatrat e Pejës)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Vendimin e Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” etj. (Ora 10:00, Kuvendi i Kosovës, N204)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, mban dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Ora 10:00, Kuvendi i Kosovës, N506)

Me rastin e Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, Ministria e Shëndetësisë organizon tryezën me temën “Të veprosh më shumë për shëndetin mendor “. (Ora 10:00, Hotel “Emerald”)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2023. (Ora 11:00, Kuvendi i Kosovës, N10)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të Shërbimit të Fizikës Mjekësore në SHSKUK dhe të organizatës KOMF. (Ora 11:00, Kuvendi i Kosovës, N303)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me rastet e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. Takohet me përfaqësuesit kompetentë të Policisë së Kosovës. (Ora 13:00, Kuvendi i Kosovës, N303)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, dhe Projektligjin për mbrojtje nga zjarri. (Ora 13:00, Kuvendi i Kosovës, N225)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor si dhe raportin me të gjetura për pronat e RTP-së dhe të Fakultetit. (Ora 13:00, Kuvendi i Kosovës, N225)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përcakton listën e dokumentacionit. (Ora 14:00, Kuvendi i Kosovës, N204)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në lansimin e platformës dhe këndit të “Made in Kosova”. (Ora 14:00, Tech Park, Bërnicë, Prishtinë).