Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

05/02/2024 07:17
nga:G B

Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot.

Kryeministri Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve e dikastereve relevante, në mbledhjen e VI-të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE). (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjin për kripto-asetet, si dhe Raportin me amendamente të Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 09:00)

Seancë solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Dytë, mban seancë për shqyrtimin gjyqësor për lëndën përmbarimore në mes të Debitorit Telekomi i Kosovës Sh.A. dhe Kreditorit Dardafon.net L.L.C.(Pallati i Drejtësisë, ora 10:00)

Yildirim Energy Europe Kosova, kompani në kuadër të konglomeratit ndërkombëtar YILDIRIM Group, prezanton Projektin ambicioz për Fermën Solare në Drenas. (NewCo Ferronikelit, Drenas, ora 11:00)

Seanca plenare për shqyrtimin e Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH si dhe votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Mbahet Panairi i Shkencës, organizuar nga International Maarif Schools of Kosova. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ora 11:00 deri 14:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban konferencë për media dhe prezanton programin për Performancë të Lartë Sportive “Super sportistët”.( Hotel ‘Nartel’ në Prishtinë, ora 12:00) Gjeni me poshte kerkesen per ngjarjen e neserme.

Komuna e Vushtrrisë mban akademi përkujtimore për Masakrën e 2 Majit në fshatin Studime. Merr pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. (Varrezat e martirëve në fshatin Studime, ora 12:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shënon përvjetorin e 24-të themelimit. (Hotel “Venus” magjistralja Prishtinë – Lipjan, ora 18:30)