Ngjarjet e ditës: 17 prill 2024
10:00
Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon konferencën e Donatorëve. Marrin pjesë: ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori Përgjithshëm i i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ambasadori i OSCE-së, Michail Davenport si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe Edutask organizon tryezën e diskutimit “Prej Politikave në Praktikë. Shqyrtimi i progresit në Arsimin e Lartë dhe Shkencë”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Sirius, Prishtinë)
10:00
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:00
Mbahet debat me temën “Roli dhe efektiviteti i shoqërisë civile në ndërgjegjësim për çështjet dhe sfidat mjedisore në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese mjedisore”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
10:00
Këshilli i Etikës i UP-së protestojnë lidhur me rastin e profesorit ngacmues Xhevat Krasniqi (Rektorati)
10:30
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Poklek. (Poklek, Drenas)
11:00
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Çikatovë të Vjetër. (Çikatovë e Vjetër, Drenas)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton Raportin e auditimit të Performances: “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës”. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)


