Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

01/21/2024 08:20
nga:G B

Ngjarjet e datës 21 janar 2023.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e vdekjes. (Velani, Prishtinë, ora 09:30)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, merr pjesë dhe mban fjalim në akademinë përkujtimore në 18-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova. Në këtë akademi do të performojë edhe Orkestra e Harqeve e Filarmonisë së Kosovës. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 11:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizon aktivitete me rastin e 18-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova:

Homazhe te varri i Ibrahim Rugovës. (Velani, Prishtinë, ora 09:15)

Vizitë te familja e Rugovës. (Velani, Prishtinë, ora 09:45)

Promovohet libri “Pushteti dhe intelektualët” botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”. (Selia qendrore e LDK-së, Prishtinë, ora 11:00)