Ngjarjet e ditës: 13 nëntor 2023
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Ora 09:00, Hagë)
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të granteve dhe Panairi i bizneseve në pronësi të grave të minoriteteve. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe drejtoresha e USAID-it, Mary Eileen Devitt. (Ora 10:00, Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së GEW 2023. Merr pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka etj. (Ora 10:00, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike)
Partia Socialdemokrate (PSD) realizon një aksion simbolik lidhur me çështjen e Asociacionit. Pas aksionit, për medie do të prononcohet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. (Ora 11:00, Pranë sheshit “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)
Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së zv.komandantit të KFOR-it. (Ora 11:00, Kampi “Film City”, Prishtinë)
Grupi Parlamentar i AAK-së organizon tryezë diskutimi në lidhje me Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. (Ora 13:00, Ndërtesa e Kuvendit, 506).


