Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

09/30/2026 07:02
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 30 shtator 2026

08:30
Mbahet Forumi Kosovë-Luksemburg për Mobilizimin e Investimeve Private në Kosovë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, sektorit financiar, bizneseve dhe ekspertëve. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë)

10:00
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) mban konferencë për prezantimin e studimit “Pëlqimi dhe normat gjinore nga perspektiva e fëmijëve”. (Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës)

10:00
Prezantimi i rezultateve, aktiviteteve dhe rekomandimeve që dalin nga bashkëpunimi mes INDEP dhe KAS. (Hotel Sirius, Prishtinë)

10:00
Nis festivali i Kafesë dhe Çajit. (Sheshi “Zahiri Pajaziti”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione mban mbledhje. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës, Prishtinë)

14:00
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” mban konferencë për media. (Hotel “Manami”, Prishtinë)

18:00
Mbahet diskutimi i nivelit të lartë “Qëndrimet e kryeqyteteve evropiane ndaj zgjerimit: perspektivat, prioritetet dhe rruga e Kosovës drejt BE-së”. Marrin pjesë ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

21:00
Dita e 15-të e protestës të organizuar nga iniciativa “JO NË EMRIN TIM” kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)