Ngjarjet e ditës: 29 shtator 2026
09:30
Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)
09:30
Instituti Riinvest organizon diskutim në tryezën e rrumbullakët me temën: “Mbyllja e Hendekut Gjinorë në Shërbimet e Kujdesit: Më Shumë Zgjedhje Për Gratë”. (Swiss Diamond Hotel, Salla Artana Prishtinë)
11:00
MINTI organizon sesion informues për bizneset për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me EFTA-n. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti si dhe Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin. (SwissDiamond Hotel, Prishtinë)
12:30
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ai i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha mbajnë konferencë për media. (Ministria e Financave, Prishtinë)
13:00
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mban konferencë për media. (Zyret e OVL-UÇK-së)
21:00
Dita e 14-të e protestës të organizuar nga iniciativa “JO NË EMRIN TIM” kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)


