Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

08/03/2026 07:04
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 03 gusht 2026

11:00
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), organizon Panairin “Gratë në Biznes”. Merr pjesë ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë)

15:00
Komuna e Rahovecit organizon Forumin Ekonomik Rahovec 2026 me temën “Rezultatet Demografike dhe Socio-Ekonomike të Regjistrimit të Popullsisë 2024 në Komunën e Rahovecit”, ku do të prezantohen dhe diskutohen zhvillimet kryesore demografike, ekonomike dhe sociale që formësojnë të ardhmen e komunës. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec)

18:00
Dita e dytë e edicionit të tetë të festivalit “Fardi Fest 2026”. (Kompleksi Memorial në Gradish- Xërxë, Rahovec)