Ngjarjet e ditës: 5 tetor 2023
Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) organizon Forumin për Financim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës, Rrjetin për Bankim dhe Financim të Qëndrueshëm (SBFN) dhe Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe SECO). Marrin pjesë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, drejtori i ShBK-së, Petrit Balija etj. (ora 08:30, Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Kuvendi i Kosovës shqyrton Propozim-amendamentin Kushtetues nr.27. (Ora 10:00, Kuvendi i Kosovës)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Ora 10:30, Kuvendi i Kosovës)
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) organizon “Ditën e Arrës”. Marrin pjesë ministri i MBPZhR-eë, Faton Peci, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj etj. (Ora 10:30, Gjinoc, Suharekë)
Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës mban konferencë për medie. (Ora 11:00, Para objektit të Ministrisë së Bujqësisë)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lanson Fushatën Informuese për Liberalizimin e Vizave. (Ora 13:00, Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) mban konferencë me rastin e dorëzimit të padisë për konflikt administrativ në rastin e Hidrocentralit “Soponica”. (Ora 14:00, Pallati i Drejtësisë)


