Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

07/08/2026 07:04
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 08 korrik 2026

10:00

Misioni i OSBE-së publikon raportin e monitorimit të gjykimeve të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë. Marrin pjesë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadori Gerard McGurk, ministrja në detyrë e Drejtësisë Donika Gërvalla-Schwarz, kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepi dhe U.D. i Kryeprokurorit Agron Qalaj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

11:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit. (KQZ, Prishtinë)

15:15
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Edmondo Cirielli, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Laboratorin e Mikrobiologjisë, të themeluar nga Kooperacioni Italian për Zhvillim. (QKUK, Prishtinë)

21:00
OJQ Rhythm organizon koncertin e të rinjve “Ritmi i Miqësisë dhe Paqes”. (Cineplay, Abi Çarshia, Prizren)