Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

05/12/2026 08:00
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 12 maj 2026

09:30

Vazdon seanca gjyqësore në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër administrimit të drejtësisë”. (Gjykata Speciale në Hagë)

10:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon konferencë diskutimi me temën: “Legjislatura e X-të e Kuvendit të Kosovës: Sfidat, krizat dhe mësimet për të ardhmen”, në kuadër të së cilës do të publikohet raporti monitorues për punën e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Kosovës. (Hotel Sirius, Prishtinë)

11:00

Partia Socialdemokrate mban aksion simbolik përballë Kuvendit të Kosovës. (Sheshi “Ibrahim Rugova”)

15:00

Komuna e Deçanit organizon mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së drejtorit të bujqësisë, Rifat Stojkaj. (Kuvendi i komunës, Deçan)

17:00

Mbahet ceremonia e varrimit të drejtorit të bujqësisë në komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj. (Varrezat e Lloqanit, Deçan)