Ngjarjet e ditës: 15 prill 2026
08:30
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe aktivistja Flutura Kusari organizojnë konferencë për media për të shprehur shqetësimin rreth procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Bordeve të RTK-së dhe KPM-së. (Para Kuvendit të Kosovës)
09:00
Organizohet konferenca, “Demokracitë Rezistente në Epokën e Informacionit: Perspektiva Nordike mbi luftimin e dezinformimit dhe Forcimin e Qëndrueshmërisë Shoqërore”. Merr pjesë edhe zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë)
09:00
Mblidhet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit te RTK-së, bëhet intervistimi i kandidatëve. (Kuvendi i Kosovës, N-303)
09:00
Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi. Shqyrtohet në parim Projektligji për Energjinë Elektrike. (Kuvendi i Kosovës, C-203)
09:30
Mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. (Gjykata Themelore, Prishtinë)
09:30
Mbahet Forumi “Ekonomia e Kujdesit” në kuadër të nismës TransformCare: Transformimi i Sistemeve të Kujdesit për Njerëzit dhe Planetin në Evropë dhe Azi Qendrore. Merr pjesë Andin Hoti, Ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare. (Hotel Emerald)
10:00
ABSL Kosovo organizon eventin,“Kosova: Nga një destinacion pranë bregut në një kufi inovacioni”. Merr pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë)
10:00
Instituti Albanologjik, gjegjësisht Dega e Gjuhësisë-IAP, organizon tryezën shkencore me temën “Gjuha shqipe në arsimin parauniversitar (probleme dhe detyra). (Salla e katit të epërm të Institutit Albanologjik, Prishtinë)
11:00
Promovohen botimet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, prill 2025 – prill 2026. (Amfiteatri i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë).
11:00
Komisioni për Buxhet shqyrton Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) të Kuvendit të Kosovës për vitet 2027-2029; Shqyrton Raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025 dhe shqyrton Raportin vjetor financiar i Avokatit të Popullit për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203)
11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204)


