Ngjarjet e ditës: 31 mars 2026
09:00
Mbahet konferenca “Kohezioni Social në Shoqëritë e Ndara: Perspektiva Krahasuese dhe Realitete Lokale”. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë)
10:00
GLPS mban tryezë diskutimi me temën “Një vlerësim mbi trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje: Si u trajtuan gjatë vitit 2025?”. Marrin pjesë përfaqësues nga zyra e BE-së. (“Swiss Diamond” Hotel, Prishtinë)
13:00
Mblidhet Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, N-303)
14:00
Mblidhet Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, C-301)
18:00
Organizohet diskutim i hapur mbi rolin e artit në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe ballafaqimin me të kaluarën. (Libraria Konceptuale e Kosovo2.0, Prishtinë)


