Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

03/30/2026 07:16
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 30 mars 2026

10:00

Mbahet seancë apeli në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin është dënuar me 24 vjet burgim për vrasje të rëndë. (Gjykata e Apelit, Prishtinë)

11:00
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301)

11:00
Mbahet debati me temën “Gratë në gazetari – lufta kundër dezinformimit dhe sfidat e profesionit”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

12:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton formimin e grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)

13:00
OVL-UÇK mban protestë mbi ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”. (Kuvendi i Kosovës)

19:00
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, organizon premierën e filmit dokumentar “Isha 10 vjeç”. (Cineplexx, Albi Mall)