Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

10/15/2025 07:47
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 15 tetor 2025:

Platforma “Liria ka Emër” organizon marsh drejt Hagës me motoçikleta. (Ora 08:00, nisja bëhet nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mbajë mbledhjen e radhës. (Ora 09:00, Zyrat e KGJK)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ora 10:00, Salla e takimeve, kati III, objekti i Prokurorit të Shtetit, Prishtinë)

Kolegji Tempulli, AMRKS dhe Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport organizojnë Konferencën e 11-të Ndërkombëtare me temën “Siguria në Punë dhe në Transport – Qasje të Integruara për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe për Mbrojtjen e Jetës”. (Ora 10:00 – 16:00, Kolegji Tempulli, rruga Eduard Lir 156, Arbëria, Prishtinë)

Departamenti i Historisë së bashku me Institutin e Historisë “Ali Hadri” dhe Institutin Alabanologjik organizojnë konferencë shkencore ndërkombëtare me temë “Kosova dhe Diplomacia Ndërkombëtare: Histori, sfida dhe perspektiva (fundi i shek. XX dhe fillimi i shek. XXI)”. (Ora 10:00, Fakulteti Filozofik në UP)

Inspektorati Qendror i Punës lanson Sistemin Digjital të Inspektimeve të Punës. (Ora 10:40 – 11:30, Hotel International Prishtina, Veternik)

Mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së dy vëllezërve, Blerim dhe Haxhi Islamaj, që ndodhi në qershor të vitit 2023. (Ora 09:30, Gjykata Themelore në Gjakovë)

Presidentja Vjosa Osmani pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Ora 13:00, Kabineti i Presidentes)

Me rastin e shënimit të 40-vjetorit të përkthimit në gjuhën shqipe të Kuranit fisnik, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, organizon Akademinë solemne “40-vjet nga botimi i shqipëruar i Kuranit fisnik”. (SOra 14:00, alla e Fakultetit të Studimeve Islame, Prishtinë)

Në kuadër të Javës së gjuhës italiane në botë shfaqet filmi “Virgjëresha e Betuar” (2015) nga Laura Bispuri në italisht me titra në gjuhën angleze dhe shqipe. (Ora 18:00, Kino Armata)

Në kuadër të Festivalit “Shliroj Cicat”, hap ekspozitën e veprave të rezidencës artistike. (Ora 20:00, Hamami i Madh).