Këto janë ngjarjet për ditën e sotme, 12 dhjetor 2022:
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis. (Ora 09:00, Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet kryetarëve të komunave të rajonit të Prishtinës për zhvillimin e një Plani Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave dhe Marrëveshjes për Bashkëpunim Ndërkomunal për punë të përbashkët në sektorin e menaxhimit të mbeturinave. (Ora 11:00, Hotel “Garden”, Prishtinë)
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) hap zyrtarisht “Javët e Biznesit Kosovar 2022” me moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?”. (Ora 13:00, Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë)
Drejtuesi i Festivalit Ndërkombëtar të Posterit Prishtina 2022, Rrezart Galica, mban konferencë për medie për njoftimin e pjesëmarrësve të përzgjedhur në bazë të konkursit. (Ora 13:00, Lapidariumi i Muzeut të Kosovës)
Haprt ekspozita me titullin “Kthim / rETurN” – Artistë që duhen parë në 2022. (Ora 18:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës)
Mbahet ceremonia e hapjes se Festivalit Ndërkombëtar të Posterit Prishtina 2022. (Ora 19:00, Lapidariumi i Muzeut të Kosovës)


