Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

08/19/2025 07:15
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 19 gusht 2025

08:00

Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë – Podujevë organizon protestë para Komunës së Prishtinës, për shkak të rikthimit të ndalesës te Xhamia e Llapit. Në ora 08:00, bëhet nisja për në Prishtinë nga Podujeva. (Komuna e Prishtinës)

11:00
Mbahet gjykimi ndaj të dyshuarit për krime lufte S.S. (Gjykata Themelore e Prishtinës)

13:00
Shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashk organizim me AR “KATANA” Gjilan organizojnë festimin e ditëlindjes së 79-të të Presidentit Bill Clinton. (Selia e ARKATANA Gjilan: Rruga Mulla Idrizi apo Hoxhë Lipovica komplexi ARKATANA No-432)

13:30
Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, mban konferencë për media në lidhje me aktakuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj dy zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit në Prizren. (Objekti i MKRS-së)