Lajme

Ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotme

12/19/2022 07:24
nga:Genita C

Këto janë ngjarjet e planifikuara për ditën e hënë:

10:00

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Zyrtarët Publikë dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

10:00

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) prezantom punimin “Qeverisja e Mirë në Sigurinë Kibernetike në Kosovë: Forcimi i themeleve dhe i institucioneve të reja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Organizata “The Ideas Partnership” hap Qendrën e re AZURE në Fushë-Kosovë. Marrin pjesë ambasadori i Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo; mnistri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi etj. (Lagja 28 në Fushë-Kosovë)

10:30

Inaugurohet fillimi i punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore Fushë-Kosovë – Mitrovicë, faza e dytë. (Stacioni i trenave, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00

Festivali “Architech”, i mbështetur nga OSBE-ja dhe Komuna e Prishtinës, inaugurojnë këndin e lodrave për fëmijë më nevoja të veçanta në lagjen Ulpiana. (Kult Plus Gallery, te Soliterat në Prishtinë)

17:00

Shoqata Ndërkombëtare “Friends of Kazantzakis” (“Miqtë e Kazanxakit”) do të organizojë një simpozium për shkrimtarin e shquar grek. Në fund do të shfaqet edhe filmi “Last Temptation of Christ” i Martin Scorseses. (Qendra “Libart”, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”)

20:00

Artpolis prezanton premierën e shfaqjes “Sober”, me regji të Butrint Pashës. (Te Dispanseri, afër QKMF-së në Prishtinë)