Lajme

Ngjarjet kryesore të planifikuara për sot

11/23/2021 07:29
nga:M K

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Shoqata Shqiptare Kibernetike (ACA) organizon konferencën “Hack to Learn and Protect Cybersecurity Conference”. Merr pjesë i ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë Nick Giacobbe. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton nismën ligjore për Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje dhe nismën ligjore për Projektligjin për peticione. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, lidhur me raportet Kosovë-Britani pas largimit të Britanisë nga BE. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton projektligjet në procedura. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin “Llogaridhënia pa progres”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Bordi dhe menaxhmenti i KOSTT raporton në Komisionin për Ekonomi lidhur me pagesën e energjisë elektrike për pjesën veriore të vendit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

ORCA organizon një aksion për denoncimin publik të korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsion të Kosovës për emërime me konflikt interesi në Universitetin e Prishtinës. (Para zyrave të AKK-së, rruga “Nazim Gafurri”, Prishtinë, ora 11:00)

Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës. (Ora 12:00)

Mbahet takim kushtuar krijimtarisë letrare të shkrimtares Naxhie Doci. (Qendra “Libart”, biblioteka “Hivzi Sulejmani” lagjja “Dardania”, ora 12:00)

Projekti Ep Sfida e shekullit 21 organizon marsh paqësor që ka për qëllim zgjimin e vullnetit pozitiv të qytetarëve. (Prej sheshit “Zahir Pajaziti” deri te Kuvendi i Kosovës, ora 12:00-13:00)

Komisioni për Bujqësi shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturina, Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe Projektligjin për pijet e forta alkoolike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

Organizata për Arsim, Kulturë dhe Demokratizim “Plus” në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova, hapin ekspozitën shitëse “Bota përmes syve të mi”. (Vendum afër “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 16:30-18:30)

Utalaya Foundation dhe Organizata Botërore për Mbrojtje të Natyrës WWF Adria shfaqin dokumentarin “Run for Sharr”. (Kino Armata, Prishtinë, ora 19:00)