Lajme

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

01/29/2024 07:25
nga:G C

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) do të mbajë mbledhjen e radhës. (Zyrat e ZRrE-së, rr. “Tirana” Prishtinë)

09:00

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

10:00

Dogana e Kosovës organizon konferencë, ku do të shpalosen lehtësirat e krijuara dhe bashkëbisedohet me komunitetin e biznesit. Marrin pjesë Hekuran Murati, ministër i MFPT-së; Agron Llugaliu, drejtor i Doganës dhe Zef Dedaj, KIESA. (Hotel “Sirius”)

10:00

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier,  do të  marrë pjesë në përurimin e nyjeve qëndrore arsimore në kuadër të RIT Kosovës, të cilat mbështeten nga USAID-i. (Kampusi i RIT Kosova, afër Gërmisë)

10:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla mban mbledhje. Diskuton rreth buxhetit të komisionit dhe angazhimit të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, N225)

11:00

Sindikatat dhe punëtorët e kompanisë KOSTT protestojnë, të pakënaqur me “rritjen e përshkallëzuar” prej 15% deri 3% të pagave, që e thellon dallimin mes punëtorëve dhe stafit menaxherial. (Para ndërtesës kryesore të KOSTT-it, Prishtinë)

11:00

Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit)

11:00

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me organizatat joqeveritare që e mbështesin punën e Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

11:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton propozimet për anëtarë të KPK-së nga radhët e Fakulteteve Juridike; shqyrtimi i Raportit të Avokatit të Popullit etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

14:00

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë për medie. (Zyrat e FBK-së, Arbëri)

15:00

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, mban takim me gazetarë, për të diskutuar çështjet të cilat lidhen me ri-strukturimin në MPJD dhe efektet në politikën e jashtme. (MPJD)

18:00

Organizata “Handikos” hap ekspozitën ‘’Buqetë zemrash’’. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)