Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.
Ngjarjet e datës 16 janar 2023:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. (Kabineti i Presidentes; orën 11:00 – mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit së të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
Komuna e Deçanit në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal, ora 13:00)
– Partia Socialdemokrate do të mbajë një aksion simbolik ndaj aferës së Martin Berishajt. (Përballë monumentit “Newborn”. ora 13:30)
– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. (Kabineti i kryetarit, ora 13:40 – Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
Mbahet ceremonia e varrimit të Komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj. (Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Gllogjan, ora 15:00)
– Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për media, me rastin e vizitës që drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik të Francës, njëherit mikpritës të Lojërave Olimpike Paris 2024, po i bëjnë Kosovës ku edhe do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit “Balkans Cooperation 5”, mes pesë Komiteteve Olimpike (Kosovë, Francë, Shqipëri, Maqedoni V. dhe Mali i Zi. (Shtëpia e Sportit në Prishtinë, ora 19:00).


