Ngjarjet e ditës: 16 maj 2026
09:30
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri mban konferencë për media, jep detaje lidhur me largimin e mbeturinave vëllimore nga qyteti. (Prapa parkingut të “Pallatit të Rinisë”, Prishtinë)
11:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Hoteli Swiss Diamond, Prishtinë)
13:30
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë)


