Ngjarjet e ditës: 06 maj 2025
9:00
Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj dhe stafi i ambasadës, do të vendosin kurorë me lule tek monumenti i Skënderbeut në qendër të Prishtinës. (Sheshi “Skënderbe)
09:30
Organizohet aktiviteti për “Promovimin e Universitetit të Prishtinës në shkollat e mesme”, nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, (Para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës)
10:00
Bëhet vendosja e gurëthemelit të objekteve për banimin e përballueshëm dhe social, merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. (Lagjja Arbëria, Gjilan)
10:30
Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë për media. Temë: Shtrenjtimi i energjisë elektrike sjell krizë në sektorin privat; Ndikimi në konkurrueshmërinë e bizneseve dhe kërkesat për veprim institucional. Flet: Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna (Në OEK.)
11:00
Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie. ( Selia Qendra e PDK-së)
17:00-18:30
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban Sallonin e radhës me temën: “Në Tension: Si ndikon rritja e çmimeve të energjisë në ekonominë e vendit? Si të balancohet nevoja për qëndrueshmëri energjetike me përballueshmërinë për qytetarët e Kosovës? (Libraria “Dukagjini”, Bulevardi “Nëna Terezë”)


