Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

05/02/2025 07:00
nga:Sh R

Ngjarjet e ditës: 02 maj 2025

10:00

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite, hapin ekspoziten “Urat”, e cila ka për qëllim shpalosjen e traditës, kulturës dhe trashëgimisë së pasur të Mbretërisë së Arabisë Saudite. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

11:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mbanë Konferencën për Media me temë: Dështimi i krijimit të Qeverisë cënon Planin e Rritjes së BE-së për Kosovën: Çfarë pasoja mund të ketë kjo për vendin?. (Zyret e GLPS-së. rr. Rexhep Luci, përballë Kino ABC)

12:00
Nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të masakrës serbe në fshatin Studime. (Studime)

18:00
Komiteti Paralimpik i Kosovës organizon pritje për pjesëmarrje të partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë. (Hotel Sirius, Prishtinë)