Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

08/21/2023 07:19
nga:G B

Këto janë ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme:

10:30

Nis zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave dhe pajisjeve për matjen e zhurmës, të instaluara në lokalet e gastronomisë. (Objekti i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00

Në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, mbahet tryezë shkencore për Eqrem Bashën. (Salla e Bibliotekës Universitare)