Lajme

Ngjarjet e ditës sot në Kosovë

01/24/2023 07:26
nga:Astrit Gashi

Ngjarjet e paralajmëruara për sot.

Ngjarjet e datës 24 janar 2023:

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjesdhe Peticione shqyrton raportin me Rekomandime për Projektligjin për Sigurinë Kibernetike dhe Projektligjin për Tubimet Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë miraton raportin e punës së komisionit si dhe formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton në parim Projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës si dhe Projektligjin pÑ‘r Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj organizon prezantimin publik të raportit të punës për vitin 2022. (Amfiteatri i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 10:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për Investitorin strategjik Moxico Luma Kosova Mining si dhe shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

– Me rastin e ditës botërore të edukimit, Organizata ‘OAKTIV’ do të zbulohet murali sensibilizues për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara. (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ”Shaban Shala”, ora 13:00)

– Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

– Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Lipjan do të mbajë konferencë për media. (Selia e LVV në Lipjan, ora 13:00)

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave ku edhe i ftuar do të jetë Ministri i MFPT, Hekuran Murati dhe U.D Drejtori i Thesarit, Nysret Koca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Oda e Hotelerisë dhe Turizmit organizon Gala Mbrëmjen dhe ceremoninë e shpërblimeve për “Garën e Kuzhinierëve”. (Holiday Resort, ora 18:30)

– Galeria 17 organizon hapjen e ekspozitës “Përapra”, me Ilir Bajrin së parë për vitin 2023. (Galeria 17, ora 19:00).