Lajme

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

11/09/2021 07:31
nga:Q R

Ngjarjet e ditës së sotme, 9 nëntor 2021.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 09:30 – 16:00).

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, me raport amandamente të Komisionit funksional për Ekonomi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00).

OJQ ‘EC Ma Ndryshe’ prezanton hulumtimin “Reforma ligjore e planifikimit hapësinor të Kosovës në qorrsokak?!” (Hotel AFA Prishtinë, ora 10:00-12:00).

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK lanson raportin e hulumtimit “Kënaqshmëria e Minoriteteve me shërbimet shëndetësore anti-COVID në regjionin e Prizrenit”. (Salla e Kuvendit Komunal Prizren, ora 10:00).

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00).

Inaugurohet Qendra e Teknologjisë 5G, e njohur si 5G Testbed, e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor. (Parku Shkencor dhe Inovativ i UBT-së, afër QMI-së, Lipjan, ora 11:00).

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri hap fushatën elektorale për balotazhin e 14 nëntorit. (Sheshi “Adem Jashari”, Vushtrri, ora 12:30).

Komisioni për Bujqësi shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00).

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”. (Kabineti i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku, ora 13:00).

Komisioni për Integrim Evropian organizon tryezën “Raporti i BE-së për Kosovën”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 14:30).

Ndryshimi i taksave, biznesi kundër! I kërkon qeverisë që të tërhiqet, “ndryshimet nuk janë konsultuar”