Lajme

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

11/14/2022 07:04
nga:Arsim Buxhovi

Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj sot në Kosovë. (Qendra Rinore në Vushtrri, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport organizon dëgjim publik lidhur me Projektligjin përr edukimin në fëmijërinë e hershme. (Ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve në Autoritetin e Aviacionit Civil për të diskutuar çështjen e kërkesës të pesë grave – zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon bisedën e titulluar “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Fillimi i fundit”. (Ora 10:30)

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës organizon tryezën me temën “Adresimi i nevojës dhe rëndësisë për raportimin e të dhënave të turizmit nga bizneset në Agjencinë e Statistikave të Kosovës”. (Ora 10:30)

Universiteti Publik “Haxhi Zeka” në Pejë shënon 11-vjetorin e themelimit. (Teatri “Istref Begolli”, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Vjetor Financiar të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj sot në Kosovë. (Mitrovicë, ora 12:00)

Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj sot në Kosovë. (Qendrën Rinore në Skenderaj, ora 14:00)

Mbahet seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepi. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 15:00)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë lanson aktivitetet e Javës Globale të Ndërmarrësisë, me një diskutim për Programet e Mbështetjes së Startupeve (Zyrat e Odës Amerikane, ora 15:00)