Lajme

Ngjarjet e ditës 16 tetor 2024

10/16/2024 07:44
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 16 tetor 2024

10:00

OpenData, në kuadër të projektit “Digi Advance Kosova – Promovimi i transformimit dixhital në nivel lokal”, prezanton gjetjet kryesore nga hulumtimi mbi Agjendën Digjitale në gjashtë komuna të Kosovës: Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Rahovec dhe Ferizaj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me rastin e 25-vjetorit organizon konferencën ndërkombëtare mbi dhunën seksuale në konflikt. Marrin pjesë Dr. Denis Mukwege, laureat i Çmimit Nobel për Paqe, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti. (Pallati i Rinisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:45
KDI organizon takim me qëllim shkëmbimin e praktikave të mira ndërmjet qeverive lokale, organizatave joqeveritare dhe komuniteteve. (Kafeterinë “Kultplus”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin e kërkesave buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025, në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere 2025/02 si dhe shqyrtimin e Raportit vjetor financiar të ZRRE dhe të ARRKEP për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

11:30
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë nw Tiranë mbajnë takimin e parë me temë: Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri si mundësi e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik”. (Kompleksi i Vreshtarisë dhe verarisë “AgroKosova Holding”, Suharekë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

12:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. (Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
12:00
Oda e Mjekëve të Kosovës prezenton rezultatet e hulumtimit “Analiza gjithëpërfshirëse e “djegies profesionale” (burnout) të mjekëve në Kosovë”, e cila ofron njohuri mbi shkallët alarmante të “hargjimit” profesional dhe shqetësimeve psikologjike të mjekëve në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)