Lajme

Ngjarje e rëndë në Tiranë: Gjendet i pajetë një 43-vjeçar në banesën e tij

06/19/2022 20:41
nga:G B

Policia njofton se sot pasdite është gjetur një person i pajetë në rrugën “Sali Nivica”.

“Më datë 19.06.2022, në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm”, njofton policia.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.