Lajme

Nga përmbytjet në Afrikën e Jugut, mbi 250 njerëz të vdekur

04/13/2022 17:55
nga:Donika Fetahu

Numri i të vdekurve në provincën e Afrikës së Jugut, KwaZulu-Natal, ka arritur në më shumë se 250, pasi përmbytjet shkatërruese shkaktuan kërdinë në zonë.

Autoritetet lokale po bëjnë thirrje për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë. Zyrtarët e kanë quajtur atë një nga stuhitë më të këqija të motit në historinë e vendit.

Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar njerëzit nën ndërtesa, ndërsa priten edhe më shumë përmbytje.

Ka raporte se përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga dukshmëria e dobët.