Besart Islamaj karrierën e tij futbollistike do ta vazhdojë në Zvicër, te skuadra Thalwil.
Mesfushori kosovar që në edicionin e fundit luajti për Lirinë e Prizrenit, derisa paraprakisht kishte luajtuar në Superligë te Drenica, tani karrierën do ta vazhdojë në futbollin helvetik, shkruan GazetaSheshi.com
28 vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës Thalwil, e cila bënë pjesë në kategorinë e tretë në Zvicër, me synime për t’u ngjitur sa më lartë.

Për Islamajn kjo nuk është aventura e parë jashtë Kosovës pasi në të kaluarën ai ka qenë pjesë edhe e futbollit rumun dhe atij shqiptar.
Gjithashtu ai në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-17 dhe U-19 të Kosovës.


