Lajme

Nga dashuria mes të rinjve në tragjedi, si u shkua deri te masakra e Klosit

10/12/2022 16:33
nga:G B

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klos ku kanë mbetur të vrarë babë e bir, Liri dhe Kenado Shira, të cilët u qëlluan për vdekje nga Fiqiri Mjeshtri, ky i fundit më pas ka vrarë edhe veten pasi është rrethuar nga policia.

Por në ngjarje mbetën të plagosur edhe dy të tjerë edhe ata babë e bir, Renato dhe Eglantin Hasula.

Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë vajza e mund familjes Shira, çka ka sjellë edhe përplasjen e Liri dhe Kenado Shira me Fiqiri Mjeshtrin, më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën duke vrarë dy anëtarët e familjes Shira dhe duke plagosur dy të tjerë.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Drejtori i Policisë së Qarkut të Dibrës i cili ka dhënë detaje për ngjarjen.

“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula.  U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu.