Sporti

Nga 16 milionë euro në sezon në vetëm 5, Aguero do të jetë fitojë shumë më pak para tek Barcelona sesa tek Manchester City!

05/20/2021 09:32
nga:L J

Transferimi i Sergio Aguero në FC Barcelona thuhet se është në rrugën e duhur.sv

Sipas Deportes Cuatro, të dy ekipet kanë arritur një marrëveshje dhe Argjentinasi ka rënë dakord të ulë në mënyrë drastike pagën e tij, e cila thuhet të jetë një nga më të ultat në klubin katalunas, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas dhjetë viteve në Manchester City, argjentinasi tashmë do të transferohet në FC Barcelona. Ai do t’i bashkohet ekipit spanjoll si lojtar i lirë në fund të kontratës së tij.

Aguero kështu pritet të fitojë 5 milionë euro në sezon. Një shumë dukshëm e lartë, por larg 16 milionë eurove vjetore që ai aktualisht merr në Angli.

Kjo do ta bëjë atë një nga lojtarët më pak të paguar në ekipin e Laportas. Paga e tij do të jetë më e vogël se e Martin Braithwaite, Sergino Dest ose Clement Lenglet (6 milion secili) dhe pak më e madhe se e Ansu Fati, Carles Alena, Ronald Araujo, Riqui Puig dhe Pedri (4 milion euro vjetore).