Sporti

“Neymar nuk largohet nga PSG, dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve me këtë skuadër”, ish agjenti i tij sqaron situatën

06/23/2022 16:25
nga:Mergim Rreci

Ish-menaxheri i Neymar ka komentuar  zërat për largimin e mundshëm të sulmuesit nga Paris Saint-Germain.

Wagner Ribeiro garantoi se kjo situatë nuk do të ndodhë kurrë derisa lojtari të fitojë Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

“Neymar ka një ëndërr: ai dëshiron të fitojë Championsin me PSG. Edhe pse ka shumë zëra për largimin e tij, ai është shumë i motivuar dhe nuk do të ndalet derisa të ketë sukses”, ka siguruar agjenti në prononcimin e tij për GOAL.

Wagner Ribeiro gjithashtu siguroi se lojtari beson në projektin e PSG: “Sigurisht që po. Çdo vit Nasser Al-Khelaifi (Kryetar) përmirëson ekipin në të gjitha aspektet. Së fundmi ka përfunduar ndërtimi i qendrës së praktikës, e cila është një nga më të mirat. Tani ai dëshiron të nënshkruajë me lojtarët më të mirë francezë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/